Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kreu i KQZ lë mbledhjen: “S’ka ndodhur të diskutohet dekreti i Presidentit”

Kreu i KQZ lë mbledhjen: “S’ka ndodhur të diskutohet dekreti i Presidentit”
June 10
16:01 2019

Pas mbërritjes së dekretit të Metës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kreu i këtij institucioni Klement Zguri tha se nuk do të gjykojë vullnetin e presidentit Meta.

Ai u ngrit nga mbledhja dhe u largua, duke pranuar se kjo nuk është kompetencë e tij ligjore për të interpretuar vendimin e kreut të shtetit.

Klement Zguri mbledhjen e sotme e konsideroi si një sfidë, duke marrë parasysh se një diskutim i tillë nuk kishte ndodhur më parë. Ai ftoi edhe kolegët e tij që të lënë mbledhjen, ndërsa shtoi se KQZ nuk ka asnjë kompetencë për të interpretuar vullnetin e kreut të shtetit në lidhje me shfuqizimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Duket si një lloj sfide, nga njëra anë kam zhdekretimin e zgjedhjeve, por edhe një mbledhje me dy kolegë. Unë mendoj se KQZ, duhet t’i bindet një produkti të tillë, një dekreti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij. Pika 2 e dekretit më urdhëron.Dekreti i presidentit është detyrues dhe duhet ta respektojmë vullnetin e tij.

Respektimi i ligjeve dhe hierarkisë duhet të prevalojë. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi. Kërkesa ime për t’ja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një përmbajtje. Respektimi i ligjeve duhet të prevalojë. Për të mos u zgjatur, refuzoj t’i futem brendisë. Nuk është KQZ që e ka këtë detyrim. A mundemi ne të refuzojmë një vullnet të tillë. Për mua është një sfidë që në rend dite kam dekretin e presidentit. Nuk e gjej me vend që mundem të drejtoj këtë debat. Ky nuk është një debat që duhet të bëhej në tavolinën e KQZ. Jam i detyruar të çohem”, tha ai./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Komento
Shperndaje