Blitz

 Breaking News

Koronavirusi/ Dalin pamjet e nga dhoma e izolimit në Durrës

Koronavirusi/ Dalin pamjet e nga dhoma e izolimit në Durrës
February 24
16:21 2020

Koronavirusi është tema kryesore globale. Ndërkohë që orë pas ore në Itali shtohen të prekurit dhe viktimat, Shqipëria gjendet në panik ndërkohë që fatmirësisht, ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar.

Sakaq, televizioni informativ Report Tv, përmes një video lajm-i sjell pamje nga ambientet e brendshme të dhomës së izolimit pranë Portit të Durrësit.

Dhoma përmbush kushtet minimale të jetesës për dy javë të cilat janë të mjaftueshme për të kuptuar nëse personi i dyshuar ka apo shenja të koronavirusit.

Ajo është e pajisur edhe me disa nga mjetet e higjenës për rastet e kontrolleve nga stafi mjekësor.

Share