Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komedia shqiptare “TAG” çel Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit në 23 Shtator!

Komedia shqiptare “TAG” çel Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit në 23 Shtator!
September 16
17:32 2018

Sezoni kulturor do të çelet me Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit në Tiranë.  Zhvillohet në datat 23-30 Shtator në Teatrin Kombëtar, në skenën e re “arTurbina” dhe organizohet nga TK dhe Ministria e Kulturës. Ndërkohë që pritet të publikohet programi në faqen e Teatrit Kombëtar, mësohet se shfaqja hapëse në 23 shtator do të jetë komedia shqiptare “TAG”.

Bëhet fjalë për një komedi nga Bashkim Hoxha, me regji të Andia Xhungës. Tematika e saj janë rrjetet sociale, me në fokus interaktivitetin në Facebook.

“Rutinen e nje fshati te larget do ta gjalleroje ardhja e papritur e nje vizitori nga qyteti. Pas nje keqkuptimi te lindur ne facebook, jeta e tij dhe te gjithe banoreve te fshatit, do te marre nje kuptim tjeter. Nje komedi keqkuptimesh dhe situatash, ku dhe ju do te beheni #Tag”- shkruan regjisorja Andia Xhunga.

Skenografi është Genc Shkodrani, kostumografe Berina Kokona dhe muzika është realizuar nga Agim Krajka dhe Sajmir Cili.

Ndërkohë në një mënyrë të veçantë është lajmëruar dhe për aktorët e rolet që luajnë:

-Olta Daku në rolin e Merit, banakieres së fshatit

-Gert Ferra në rolin e Gertit, pronarit të lokalit të fshatit

– Indrit Cobani në rolin e Tonit që është “cun tirone”

– Adelina Muça në rolin e Lenës, mjelëses së lopëve njëkohësisht dhe “ylli i fshatit”

– Naun Shundi në rolin e Lomit, postierit të fshatit që momentalisht është i papunë sepse s’ka më postë

– Mehdi Malka në rolin e Limes, stalljerit në pension

– Ardian Cerga në rolin e Lames, refugjatit të sapokthyer nga Italia

– Erjona Kakeli në rolin e Anabelës, adhuruesës së leximit që ka ëndërr t ëiki nga fshati

– Besmir Bitraku në rolin e Miklovanit, veterinerit të apasionuar

– Genti Deçka në rolin e Deckes, djalit të bariut

Dhe gjithashtu do të jetë dhe Rajmonda Bulku në një rol surprizë.

Një prodhim tërësisht shqiptar që duhet ndjekur me patjetër. Festivali i Teatrit më pas do të vazhdojë dhe me 13 shfaqje të tjera nga trupa të mbarë trevave shqiptare. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje