Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KLSH zbulon skandalin: KESH në prag falimentimi!

KLSH zbulon skandalin: KESH në prag falimentimi!
June 11
17:44 2018

 

Një hetim i Kontrollit të Lartë të shtetit ka bërë me dije se Koorporata Energjitike Shqiptare po shkon drejt falimentimit dhe rrezikohet vendosja e sekuestros së llogarive nga kreditorët.

Balkanëeb shkruan se në raport KLSH thotë se për vitin 2017 pritet të ketë një humbje prej 7 miliardë lekësh për shkak të çmimti të shitjes së energjisë dhe thatësirës hidrike.

KLSH ngre edhe shqetësimet për kreditë e marra nga KESH që po provokojnë një borxh përtej mundësive.

HUMBJET 
Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017-n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se situata financiare e shoqërisë është shqetësuese, madje KESH po shkon drejt falimentimit.

“Referuar bilancit menaxherial të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqëri është jo vetëm shumë shqetësuese, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentojë (në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operacional), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve drejtuese dhe monitoruese të saj (ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport. Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëve të analizohet situata ekonomiko-financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhershme që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtarinë e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishme për ekonominë kombëtare.

KREDITË
Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimin e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësojnë situatën financiare të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrove të llogarive. “Mbingarkimi me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport. KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementimin e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

BORXHET
KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellta mes tri kompanive energjetike, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeministrit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe moskrijimin e detyrimeve të reja. “Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë. Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë (57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje