Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kerry nga Brukseli: Je suis Bruxellois!

Kerry nga Brukseli: Je suis Bruxellois!
March 25
12:45 2016

Sapo kanë përfunduar tri ditët e zisë në Belgjikë pas sulmeve terroriste të 22 marsit.

Sekretari i Përgjithshëm i SHBA-ve, John Kerry, ka vizituar Brukselin për të përcjellë ngushëllimet e tij.

“Je suis Bruxellois (Unë jam nga Brukseli)”,- deklaroi Kerry, ndërsa  shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në luftën kundër terrorizmit dhe tha se tanimë është një domosdoshmëri kundërpërgjigja ndaj dhunës së ISIS-it apo çdo grupimi tjetër ekstremist.

Përpara mbërritjes në Bruksel, Kerry ishte në Moskë për një diskutim me presidentin rus Putin, ku u fol mbi përshpejtimin e procesit të tranzicionit politik pas armëpushimit në Siri.

Ndërkohë, pritet që sekretari amerikan të ketë një takim edhe me kryeministrin belg dhe mbretin Filip.

Komento
Shperndaje