Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kashar, vret fqinjin për hakmarrje

Kashar, vret fqinjin për hakmarrje
March 18
11:43 2016

 

 

Një vrasje për hasmëri ndodhi mëngjesin e sotëm në Kashar. 67-vjeçari Besnik Xhaferri vrau fqinjin e tij, Skënder Aluku. Sipas dëshmitarëve, viktima kishte dalë për të pirë kafenë e mëngjesit kur u takua rrugës me autorin, i cili qëlloi mbi të.

Mësohet se djali i viktimës, Altin Aluku, ka qenë i fejuar me vajzën e vëllait të Besnik Xhaferrit, Lutfi Xhaferri.  Ky i fundit  u qëllua më 17 maj të vitit të kaluar nga dhëndri i tij.  Dyshohet se familja Xhaferri e shtyu vajzën  që të ndahej nga i fejuari, për t’u lidhur me dikë tjetër dhe për t’u shpërngulur në Itali.  Pas vrasjes,  Besnik Xhaferri u kap nga një patrullë para se të dilte në autostradë.

Shperndaje