Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapet gomonia me 7 kuintalë drogë në Bari, pranga dy shqiptarëve

Kapet gomonia me 7 kuintalë drogë në Bari, pranga dy shqiptarëve
March 18
18:10 2016

bari

Një gomone me 7 kuintalë hashash është kapur nga ushtarakët e Repartit Operacional Ajror të “Guardia di Finanza”, ndërsa dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga.

Shqiptarët T. K. 45 vjeç dhe D. Q. 40 vjeç janë arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe për shkelje të normave të sigurisë së lundrimit.

Ata u bllokuan gjatë tentativës për t’i shpëtuar forcave të policisë. Mësohet se në bordin e motoskafit gjendeshin një numër i konsiderueshëm mbështjellëse droge dhe disa bidonë benzinë. Nëse lënda narkotike do të dilte në treg do të kapte vlerën e rreth 7 milionë eurove.

 

 

 

 

Shperndaje