Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kallëzon vrasjen e kushëririt, zbulohet se ai është autori

Kallëzon vrasjen e kushëririt, zbulohet se ai është autori
August 09
09:29 2016

Policia e Fierit ka zbardhur një vrasje që ka ndodhur në Greqi. Ata kanë vënë në pranga Denis Zakën, 26 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Durrës, pasi pranoi që ka vrarë kushëririn e tij të parë.

Babai i viktimës, Mersin Murrizi, ka marrë autorin Denis Zaka në policinë e Fierit si dëshmitar pasi ata kanë qenë bashkë në Greqi dhe kanë bërë kallëzimin për vrasjen.

Policia e Fierit ka kryer veprimet proceduriale: ka pyetur katër persona që kanë djeni për këtë vepër penale, kontrolluan telefonatat, tabulatet, SMS dhe rrjetet sociale. Nga kryerja e veprimeve proceduriale, Denis Zaka ka qenë i dyshuari i kësaj vepre penale. Pas intervistimit, autori ka pasur shumë kontradikta sepse ato që ka thënë  nuk përputheshin me tabulatet telefonike dhe më pas ka pranuar krimin.

Denis Zaka ka dhënë shpjegime për policinë e Fierit dhe është arrestuar nën akuzën e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. /Blitz.al/

Shperndaje