Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Iu hoqën pasaportat e shërbimit, Gjyqtarët padisin qeverinë!

Iu hoqën pasaportat e shërbimit, Gjyqtarët padisin qeverinë!
July 11
15:31 2019

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur sot Këshillin e Ministrave, për shkak të vendimit për të anuluar pasaportat diplomatike të gjyqtarëve.

Sipas kësaj shoqate, vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e pasaportës së shërbimit cenon statusin e gjyqtarit.

Padia e Shoqatës së Gjyqtarëve është dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë për pasaportat diplomatike./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Komento
Shperndaje