Blitz

 Breaking News

Itali, 3405 viktima, 41 035 të infektuar, 427 të vdekur në 24 orët e fundit

Itali, 3405 viktima, 41 035 të infektuar, 427 të vdekur në 24 orët e fundit
March 19
19:59 2020

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia COVID-19 që prej disa javësh ka përfshirë vendin.

Sot janë regjistruar 41 035 persona të infektuar e 3405 viktima.

Brenda 24 orëve të fundit janë verifikuar 427 viktima. Po ashtu, janë regjistruar 5322 pacientë më shumë të infektuar me Covid-19.

Numri i personave në terapi intensive sot ka arritur në 2498, po kurohen në struktura spitalore 15757 e në kushte shtëpie 14 935.

Numri i personave të shëruar është 4440 e 415 pacientë më shumë të shëruar në krahasim me një ditë më parë.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 19 884 persona të infektuar e 2168 viktima.

Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet me numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm me 37 pacientë e asnjë viktimë.

Rajoni i Lacios ka shënuar 38 viktima e 823 pacientë të infektuar me koronavirus

Deri më sot në Itali janë kryer 182 777 tamponë.

Ministria e Jashtme italiane informon se me 21 mars mbërrijnë në Romë 53 mjekë dhe infermierë kubanë mjaft të specializuar dhe me eksperiencë në pandeminë e ebolas.

Ndërkohë Ministri i Shendetësisë, Roberto Speranza, ka propozuar recetën mjekesore përmes SMS, në telefon ose në email për të evituar lëvizjet e personave që kanë nevojë të lëvizin për të mjeku i familjes.

Share