Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Isha 15 vjeç”-Rudina Xhunga bën publik mesazhin e një tjetër vajze të përdhunuar

“Isha 15 vjeç”-Rudina Xhunga bën publik mesazhin e një tjetër vajze të përdhunuar
February 10
18:16 2019

Nëse menduam se rastet e përdhunimit ishin vetëm aq, gabohemi. Ditën e sotme, Rudina Xhunga nëpërmjet një shkrimi për dritare.net ka bërë publik një mesazh të një 15 vjeçareje, e cila është viktimë e abuzimit seksual.

“Teta Rudina, më fal se po të shqetësoj, vetë jam një viktimë e dhunës seksuale,15 vjeçe ish i dashuri im më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale dhe unë në fillim nuk pranova, por ai me këmbëngulje më bindi dhe më tha që do e takoja atë në një rrugë ku jetonim të dy dhe më pas të iknim në një hotel që të mos na shikonte kush,e takova dhe ikëm te hoteli,kur u hap dera e hotelit shoh brenda në dhomë edhe një shok të tij,më shtynë në dhome dhe më mbyllen gojën,me godisnin në bark dhe kokë që të pushoja së qari dhe bërtituri,njëri me mbante derisa tjetri të kryente punën e tij dhe kështu vazhdoi makthi për orë të tëra nuk më lanë të dal që aty,në fund ata u veshën dhe dolën nga dhoma,i dhanë ca lekë pastrueses së hotelit dhe i thanë të më ndihmonte të vishesha e të gjeja furgon që të ikja në shtëpi. Kanë kaluar vite dhe s’kam folur nga frika ç’do të thonë njerëzit,me ata të dy ndërrohem çdo ditë ne rrugë dhe më qeshin, duke më kujtuar çdo moment çfarë kam kaluar . Dhe njoh raste të tilla shuuuumë. Ju kanë ndodhur shoqeve të mia në shkollë ku janë mashtruar nga mësuesit dhe janë kërcënuar për të kryer marrëdhënie. Ju duhet të na ndihmoni me sa më shumë emisione mbi këto tema që njerëzit si ata të dy, të kenë pak frike  dhe të mos i bëjnë më.”- ka qenë mesazhi i vajzës.

Më pas Rudina i ka bërë thirrje që të denoncojnë:

“E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Koleget e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni. Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd. Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njeri-tjetrin. Dhe nuk është pak. Nisem të flasim. Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, te ligut. Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!”

Burimi: dritare.net

Share