Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irak, horror nga ISIS, varen 40 civilë në ndriçuesit e rrugëve

Irak, horror nga ISIS, varen 40 civilë në ndriçuesit e rrugëve
November 12
09:53 2016

Të paktën 40 civilë janë vrarë në Mosul nga xhihadistët e ISIS-it e më pas janë varur në shtyllat e ndriçimit, pasi u akuzuan për tradhti.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka dhënë lajmin e tmerrshëm.

Raportohet se kufomat ishin veshur me rroba portokalli, mbi të cilat shkruhej: “Tradhtarë të ISF” (forcat irakene të sigurisë).

Mendohet se ekzekutimet janë bërë nga gjyqe të improvizuar nga vetë xhihadistët. Krahas këtyre, është vrarë edhe një tjetër person në zonën Bab al-Jideed, pasi u kap duke përdorur celularin, në kundërshtim me rregullat e vendosura.

Gjithashtu, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shfaqur shqetësimin e përdorimit të fëmijëve nga Kalifati, pas shpërndarjes së një videoje ku shihen të vegjël që vrasin 4 njerëz të akuzuar për spiunazh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje