Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohen 2 autorët e grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Identifikohen 2 autorët e grabitjes në Aeroportin e Rinasit
April 19
13:30 2019

Dy nga autorët e super grabitjes së 5.7 milionë eurove në Rinas, janë identifikuar dhe ndodhen brenda Shqipërisë.

“Report Tv” bën me dije se dy autorët e identifikuar po mbahen në survejim dhe në ditët në vijim pritet goditja e plotë e grupit kriminal.

Organizatori i grabitjes, Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në, katër personat e tjerë u larguan bashkë me thasët me euro dhe prej datës 9 prill ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese po vijojnë punën intensive për të vendosur para drejtësisë autorët e grabitjes.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim në ambientet e ministrisë me vartësit e tij,  në fokus të së cilës është siguria dhe rendi në vendin tonë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje