Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grusht shteti në Turqi. Ushtria merr nën kontroll shtetin

Grusht shteti në Turqi. Ushtria merr nën kontroll shtetin
July 15
22:43 2016

Kryeministri turk ka denoncuar pak minuta më parë një “veprim të paligjshëm” nga ana e ushtrisë turke, e cila ka marrë nën kontroll dy nga urat më të rëndësishme të vendit, Bosforin dhe atë të Sulltan Mehmetit. Jo vetëm kaq por edhe telefonia, interneti dhe daljet në Evropë janë mbyllur.

“Qeveria e zgjedhur nga populli qëndron akoma. Ajo nuk do të lejojë askënd ta thyejë atë”, – shprehet Binali Yldrim. Nga ana tjetër, persona pranë qeverisë thonë se në vend nuk gjendet presidenti Erdogan. CNN Turk deklaron se presidenti ndodhet në një vend të sigurt.

Vetë përfaqësues të ushtrisë turke kanë dalë në deklaratë për shtyp ku kanë zyrtarizuar marrjen nën kontroll të shtetit turk. “I gjithë pushteti kontrollohet nga ne”, – shprehen ushtarakët.
Dyshohet se gjeneralët e ushtrisë janë zënë rob.

Dëshmitarë të ndryshëm thonë për BBC se grupe të shumta ushtarake janë parë nëpër qytete dhe dhjetëra avionë luftarakë kanë fluturuar mbi qiellin e Ankarasë, si dhe të shtëna armësh të shumta vazhdojnë të dëgjohen.

Komento
Shperndaje