Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitet shtëpia e nënës së ministrit , vidhet një shumë e madhe parash

Grabitet shtëpia e nënës së ministrit , vidhet një shumë e madhe parash
October 11
13:48 2017

Banesa ku jeton vëllai dhe motra e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri  është grabitur nga disa përsona të paidentifikuar.  Ka qënë vetë nëna e tij që ka depozituar në polici një kallëzim penal. Ajo ka deklaruar se grabitja ka ndodhur gjatë natës në banesën e tyre në rrugën “Maliq Muça” .

Nëna e Gjiknurit  thotë se këto ishin paratë e 4 muajve nga pensioni. “Media po e trajton politikisht ngjarjen, dhe kjo është e turpshme” -shprehet ajo. Deri më tani janë shoqëruar dy persona në Polici. Sakaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve

Ballkanweb shkruan se autorët kanë marrë shuma të mëdha parash nga banesa. Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar edhe gazeta  Rilindja Demokratike ku thotë se grabitësit  kanë hyrë nga dritarja e banjës. /Blitz.al/

Shperndaje