Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata Administrative shfuqizon gjobën e Veliajt për PD-në

Gjykata Administrative shfuqizon gjobën e Veliajt për PD-në
September 26
14:45 2016

Nga Anduena Llabani

Gjykata Administrative vendosi të shfuqizojë sot gjobën e famshme të Erion Veliajt për Partinë Demokratike. Bëhet fjalë për gjobën pas protestës së 8 dhjetorit të vitit të kaluar, kur protestuesit dogjën bunkerin dhe thyen ca xhama të dikastereve në bulevard.

Protesta u pasua nga një debat i gjerë, pasi Veliaj gjobiti PD-në për dëme në qytet, por gjoba, për fat të keq, ishte me firmë të falsifikuar. Vetë punonjësi i Policisë Bashkiake, Besmir Karaj, e denoncoi këtë abuzim.

Sipas vendimit të sotëm të gjykatës, gjobat e Bashkisë së Tiranës janë të paligjshme.

Në një tabelë, në atë kohë, ishin përpiluar një më një të gjitha dëmet e shkaktuara sipas Bashkisë dhe kostoja e dëmit të vlerësuar shkonte deri në 163 milionë lekë. /Blitz.al/

Shperndaje