Blitz

 Breaking News

Gjilan: Policja vret prindërit, vëllezërit e më pas veten!

Gjilan: Policja vret prindërit, vëllezërit e më pas veten!
February 18
15:59 2020

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Gjilan. Një efektive policie ka vrarë me armën e shërbimit 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në Stacionin Policor në Gjilan, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj pastaj i dha fund dhe jetës së vet.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Ndërkohë janë indentifikuar viktimat e kësaj tragjedie.

Mësohet se Zeqir dhe Hanife Bllaca ishin prindërit e zyrtares policore, Valdete Bllaca, e cila rreth orës 13:00 qëlloi për vdekje edhe dy vëllezërit e saj: Fisnik dhe Blerim Bllacën.

Share