Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjatë vizitës në Kosovë Bill Clinton nuk i jep dorën Edi Ramës, por pse?

Gjatë vizitës në Kosovë Bill Clinton nuk i jep dorën Edi Ramës, por pse?
June 12
16:15 2019

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë.

Në përfundim të fjalimit, Clinton është nisur për t’i dhënë dorën funksionarëve të lartë të shtetit kosovar dhe shqiptar, të cilët ishin vendosur në rresht njëri-pas tjetrit.

I pari në radhë qëndronte Rama, mirëpo Ish-presidenti i SHBA-së duket se nuk e njohu kryeministrin shqiptar dhe nuk i dha dorën, ndërkohë që  vijoi të takonte kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, presidentin Meta e të tjerët në radhë.

Kjo neglizhencë e presidentit Clinton mund të mos ketë qenë e qëllimshme, por mënyra e veshjes së Ramës dhe gjatësia e tij mund të jenë bërë shkak i lindjes së këtij keqkuptimi.

Sipas Tpz.al raporton se syzet e diellit dhe gjatësia e kryeministrit Rama mund të kenë ndikuar në krijimin e një perceptimi të gabuar për të.

Ish-Presidenti amerikan duhet ta ketë pandehur atë për truprojë të ndonjë prej funksionarëve të tjerë të lartë të pranishëm në takim.

Gjatësia e Ramës, mund të jetë bërë gjithashtu shkak i përforcimit të imazhit të truprojës në sytë e Clinton-it.

I vetmi person që mban syze ngjashëm me kryeministrin shqiptar është një bodyguard që qëndron në cep.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje