Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Futet për t’u larë, humb jetën i moshuari në plazhin e Durrësit

Futet për t’u larë, humb jetën i moshuari në plazhin e Durrësit
June 11
13:28 2019

Një 70-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin bregdetar të Durrësit.

“BallkanWeb” raporton se i moshuari kishte hyrë për t’u larë në det pranë pistës “Iliria” por papritmas nuk është ndjerë mirë dhe rrugës për spital ka humbur jetën.

Dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarit mund të jetë bërë një atak kardiak, por pas ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohen rrethanat e ndarjes nga jeta të 70-vjeçarit.

Njoftimi i pilicisë:

“Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr.13,Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”,  një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës.”/Blitz.al/

 

Share