Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fsheh tetë kilogram Cannabis Sativa në gomën e makinës, trafikanti arrin të largohet

Fsheh tetë kilogram Cannabis Sativa në gomën e makinës, trafikanti arrin të largohet
October 12
10:16 2017

Dje në mbrëmje Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 8 kilogramë lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë Cannabis Sativa, por nuk ka mundur që të kapë trafikantin. Një shtetas është vërejtur nga policia në vendin e quajtur “Lugina e Shkëmbit të Bufit” në afërsi të Konispolit duke ecur në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.

Trafikanti sapo ka parë forcat e  policisë ka braktisur gomën e mjetit dhe është larguar menjëherë duke përfituar edhe nga errësira.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit. /Blitz.al/

Shperndaje