Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një shqiptar në krye të gjyqtarëve nga rajoni

June 14
18:55 2016

...

...
Picture 1 of 2

Rrjeti i Këshillave të Lartë të Drejtësisë së Ballkanit dhe të Euro-Mesdheut ka zhvilluar takimin e tij të radhës në datat 13-14 qershor 2016 në Romë, me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve anëtare, ku ishin të ftuar edhe Greqia, Serbia e Maqedonia, të cilat së shpejti do të bëhen anëtare të këtij rrjeti.
Në fund të takimit 2-ditor, ky rrjet ka rizgjedhur Z. Gjin Gjoni si President edhe për një mandat tjetër, deri më 31.06.2017, me votim në mënyrë unanime. Rrjeti i Këshillave të Lartë të Drejtësisë ka vendosur që mbledhjen e radhës ta organizojë më datat 29 qershor deri në 1 korrik në Sofie, Bullgari.
Në konferencë ishin të pranishëm Kryetari i Gjykatës së Kasacionit Italian e gjithashtu edhe zv. Presidenti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italiane, Giovanni Legnini.

Komento
Etiketimet
Shperndaje