Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kur Dajana Shabani, motra e Anjeza Shabanit kërkonte burg për dhunuesit…

(Foto) Kur Dajana Shabani, motra e Anjeza Shabanit kërkonte burg për dhunuesit…
June 23
17:33 2016

Vazhdon të ketë vëmendjen e të gjithëve rasti i dhunës së drejtueses Anjeza Shabani kundrejt një fëmije 3-vjeçar në kopshtin “Diren”, që u bë publik vetëm pak ditë më parë.

Paraditen e sotme gjykata e Tiranës dha masën “Arrest me burg pa afat” ndaj Shabanit, deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Ky në fakt nuk është rasti i vetëm i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve në këto muajt e fundit. Kujtojmë se pak muaj më parë, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, ku edukatorja Dafina Fama ushtroi dhunë ndaj një fëmije 3 vjeç e gjysmë.

Lidhur me këtë ndodhi, Blitz.al ka arritur të sigurojë një foto ku dallohet qartë opinioni i moderatores Dajana Shabani – motra e Anjeza Shabanit, e cila komenton pikërisht ngjarjen e Durrësit.

Dajana publikon lajmin në Facebook, duke i bashkangjitur komentin e saj “Në burg!”, duke ju referuar edukatores dhunuese.

Në fakt është thuajse e pamundur të kontaktosh me Dajanën në këto momente për t’i marë një mendim rreth videos së motrës së vet, duke qenë se e ka mbyllur edhe profilin e saj në facebook, ama të gjithë do të ishim shumë kuriozë sot: A do të kërkonte ajo të njëjtën masë kundrejt Anjeza Shabanit?

Dajana OK

Komento
Etiketimet
Shperndaje