Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët: Evoluimi i ISIS-it dhe kërcënimi në Ballkan

Ekspertët: Evoluimi i ISIS-it dhe kërcënimi në Ballkan
November 22
15:25 2016

Nga Anduena Llabani

Ekspertët e sigurisë në vend tërheqin vërejtjen se ndërkohë që Shteti Islamik po përjeton humbje të territoreve në Lindjen e Mesme, ky grup militant ka shtuar përpjekjet për të nxitur mbështetësit e tij për sulme në vendet e tyre. Ata thonë se arrestimet e fundit të 19 personave nën dyshimet për planifikim sulmesh në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit flasin për një dimension tjetër të veprimeve të individëve dhe grupeve ekstremiste.

Mbi 1000 luftëtarë të Ballkanit figurojnë si pjesë e celulave terroriste, mes tyre 100 shqiptarë, 300 kosovarë, 400 boshnjakë dhe pjesa më e madhe maqedonas.

Statistikat u siguruan nëpërmjet burimeve zyrtare dhe u bënë publike nga Instituti i Sigurisë Ndërkombëtare.

Studimet u referohen të dhënave zyrtare, ku rreth 116 deri në 120 shqiptarë figurojnë të kenë qenë pjesëmarrës në konflikte. 48 prej tyre janë kthyer në Shqipëri, ndërsa 20 figurojnë të vrarë.

Një vit më parë, shteti shqiptar miratoi të parën strategji kundër terrorizmit të dhunshëm, i cili pritet të pasohet nga një tjetër strategji që ka të bëjë me shtetas shqiptarë të përfshirë dhe trajnuar nga segmente radikale. /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje