Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Hetimi: Nelgert Pata po përgatiste një atentat!

(Ekskluzive) Hetimi: Nelgert Pata po përgatiste një atentat!
November 22
16:24 2016

Nga Anduena Llabani

Ka dyshime se Nelgert Pata, viktima e atentatit të dy ditëve më parë në Fier, po përgatiste një atentat. Në makinën e 34-vjeçarit, policia ka gjetur dy kallashnikovë dhe një bidon me benzinë. Hetuesit kanë dyshime se ai është dekonspiruar nga dikush i cili ka vënë në dijeni rivalët e tij.

Nelgert Pata u qëllua për vdekje pak orë para se të çonte në fund planin e vrasjes së hasmit të tij. I vetmi person i ndaluar pas këtij atentati është Ari Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet për moskallëzim krimi, në dhomën e paraburgimit të spitalit Fier, pasi shtetasi i dyshuar është person i plagosur në ngjarje dhe ndodhet për mjekim në spital.

Nelgert Pata po përgatiste një atentat?

Në makinën e tij gjenden dy kallashnikovë dhe një bidon benzinë.

Të tjera detaje zbardhen nga vrasja e Nelgert Patës dy ditë më parë në Fier. Policia ka kryer një kontroll në makinën e 34-vjeçarit, e cila ka qëndruar për tri ditë në parkimin e hotelit. Në bagazhin e makinës janë gjetur 2 armë kallashnikovë dhe një bidon me benzinë.

Ky automjet, sipas policisë, rezulton të jetë e vjedhur dhe me targa false. Gjetja e armëve në makinën e viktimës, e cila nuk ka asnjë të dhënë në sistem, ka krijuar dyshime të arsyeshme se Pata po përgatitej të kryente një atentat. Kjo shton më tepër dyshimet për grupin hetimor se dikush e ka shitur 34-vjeçarin te kundërshtarët e tij, duke i vënë në dijeni se ai po përgatiste diçka. Për këtë arsye ata i kanë dalë në pritë mesditën e së dielës duke e qëlluar me 30 plumba kallashnikovi. Atentatorët kanë qenë në dijeni të çdo lëvizjeje të objektivit të tyre pasi për tri ditë me radhë e kanë ndjekur në Fier. Për hetuesit, misteri më i madh në këtë histori është arsyeja se përse Pata ka dalë mesditën e së dielës nga hoteli me një makinë e cila nuk i ofronte siguri. Që nga dalja nga burgu, ai lëvizte gjithë kohën me një automjet të blinduar duke qenë se banda e tij rivale e kishte nën shënjestër që nga vrasja e Elton Çiçës në bllok në fillim të muajit maj. Sipas prokurorisë dhe policisë së Fierit, Nelgert Pata është nxjerrë në pritë me qëllim eliminimin e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje