Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritje pensionesh për 6 kategori, ja kush përfitojnë

Rritje pensionesh për 6 kategori, ja kush përfitojnë
June 02
10:54 2016

Gjashtë kategori pensionistësh do të përfitojnë rritje pensionesh. Bëhet fjalë për rreth 15,000 pensionistë në gjithë vendin që kanë mbushur moshën e daljes në pension nga tetori i vitit 1993 deri në fund të dhjetorit 1996.

Sipas datave të propozuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe vendimit të miratuar nga Qeveria, është vendosur ngushtim i diferencave në masën e pensioneve. Përfitimi minimal që do të marrin të moshuarit është 14 mijë lekë, ndërsa pragu maksimal i përfitimit është përcaktuar 23,640 lekë.

Përfitime specifike do ketë nga muaji Qershor edhe për ish-minatorët dhe gratë e punësuara në arsim dhe kulturë.

Kategoritë që përfitojnë:

Kategoria 1

1 tetor 1993 – 31 dhjetor 1996 Ishte 1 401 – 2 474 lekë; Bëhet 14 085 – 23 640 lekë

Kategoria 2

1 janar 1994 – 30 shtator 1994 Ishte 2 175 – 3 840 lekë; Bëhet 14 088 – 23 640 lekë

Kategoria 3

1 tetor 1994 – 30 prill 1995 Ishte 2 492 – 4 400 lekë; Bëhet 14 087-23 640 lekë

Kategoria 4

1 maj 1995 – 30 shtator 1995 Ishte 2 741 – 4 400 lekë; Bëhet 14 086 – 23 640 lekë

Kategoria 5

1 tetor 1995 – 31 mars 1996 Ishte 3 070 – 5 420 lekë; Bëhet 14 088- 23 640 lekë

Kategoria 6

1 prill 1996 – 31 dhjetor 1996 Ishte 5 420 lekë; Bëhet 23 640 lekë

Burimi: Shqiptarja.com

Komento
Etiketimet
Shperndaje