Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Objektivat e reja të turizmit për rritjen ekonomike në vend

Objektivat e reja të turizmit për rritjen ekonomike në vend
April 02
10:19 2016

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është organizuar një mbledhje ku kanë qenë të pranishëm krerë dhe përfaqësues të bashkive bregdetare për masat që duhet të merren nga qeveria për sezonin turistik që pritet të hapet së shpejti.

Milva Ekonomi, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka lajmëruar  nisjen e koordinimit të punëve me Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe ka kërkuar analizën e detajuar për problematika të mundshme të cilat janë prezantuar nga të pranishmit në mbledhje.

Të pranishmit në takim ishin drejtues dhe anëtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, të cilët dhanë mendime të tyre në lidhje me probleme të mundshme që mund të hasen në sezonin e ri turistik në vend, si dhe diskutuan për probleme që sollën delegatët e qyteteve bregdetare dhe ato me vlera turistike, si Berati dhe Gjirokastra.

Dy objektivat që u arritën në fund të mbledhjes ishin:

  1. plotësimi i akteve nënligjore për ligjin e turizmit;
  2. plani i zhvillimit të turizmit.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi theksoi organizimin e detajuar në lidhje me planin e masave për sezonin turistik veror dhe marrjen e masave përkatëse. Ajo u ndal në këto pika:

-pastrimi i mbetjeve urbane;

-dezinfektimi i insekteve;

-garantimi i jetës së pushuesve;

-lufta ndaj informalitetit;

-sigurimi i statistikave dhe materialeve promovuese të turizmit.

Sipas ministres Ekonomi, do të ngrihet një njësi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes që të funksionojë si urë lidhëse me Njësitë e Qeverisjes Vendore për të monitoruar dhe mbështetur këto të fundit për të kontribuar sa më tepër në rritjen e ekonomisë prej sektorit të turizmit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje