Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lidhja në rrjetin e energjisë, ERE shpall 7 tarifa të reja

Lidhja në rrjetin e energjisë, ERE shpall 7 tarifa të reja
May 12
10:09 2016

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka shpallur shtatë tarifat e reja që duhet të paguajnë ata konsumatorë që kryejnë lidhje të reja në rrjetin e energjisë, apo duan të lidhen rishtas. Shpenzimet e të gjitha punimeve dhe të pajisjeve shtesë paguhen nga vetë aplikanti.

Në këtë rast, OSHEE zbaton praktikën e pagesës së plotë në avancë qoftë për lidhjet e reja apo modifikimin e atyre ekzistuese. Në përfundim, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të përgatisë një faturë të detajuar të kostove, sasive dhe çmimeve të punimeve apo materialeve të përdorura për realizimin e lidhjes në rrjetin e energjisë.

Tarifat e Lidhjes do të llogariten duke marrë parasysh parimet e përcaktuara në rregullore. Ato varen nga kërkesat e aplikantit, disponibiliteti i rrjetit të Shpërndarjes tek pika e lidhjes, si dhe karakteristika të tjera që lidhen me realizimin e saj.

Tarifat e Lidhjes përbëhen nga këto tarifa:

T1- Tarifa e aplikimit qe lidhet me procesimin e tij

T2- Tarifa e studimit dhe vlerësimit e miratimit të projektimit

T3- Tarifa e fuqisë (leke për fuqi të kerkuar)

T4- Tarifa për verifikimin dhe vulosjen/bashkevulosjen e matësit të energjisë elektrike

Tarifat për lidhje në tension të ulët

Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të ulët 0.4 kV

Konsumatorë Familjare

T1= 0 Lek

T2= 1.200 Lek

T3=2.000 Lek/ kË (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatorët Jofamiljare

T1= 0 Lek

T2= 1.200 Lek

T3= 2.500 Lek kw (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

 

Tarifat për lidhje në tension të mesëm

Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 6, 10 dhe 20 kV

T1= 4.000 Lek

T2= 1.200 Lek

T3= 1.700 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

T5= Tarifa për kabinen elektrik

T6= Tarifa per km e ndertimit te linjave TM-TU, e cila varet nga niveli i tensionit dhe tipologjia e linjes.

T7= Tarifa e projektit te pikes te lidhjes

Tarifa për lidhje në tension të mesëm 35 kV

Kjo tarife aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 35 kV

T1= 4.000 Lek

T2= 1.200 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

T5= Tarifa për kabinen elektrik

T6= Tarifa per km e ndertimit te linjave TM-TU, e cila varet nga niveli i

tensionit dhe tipologjia e linjes.

T7= Tarifa e projektit te pikes te lidhjes

Tarifa për shtesë fuqie

T2= 0 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqisë së kërkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatoret Jo-familjare në tension të ulët

T1; T2;= 0 Lek

T3= 2.500 Lek kW (kundrejt fuqisë së kërkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatoret Jofamiljarë në tension të mesëm

T1; T2;= 0 Lek

T3= 1.700 Lek kW (kundrejt fuqisë së kërkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatorët Jofamiljarë në tension 35 kV

T1; T2;= 0 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjis ë elektrike

Tarifat për modifikim ose transferim lidhjeje

Kjo tarifë do të aplikohet vetëm për konsumatoret jo familjare dhe shërben për rastet kur konsumatori është i lidhur në rrjet dhe ka paguar tarifat e lidhjes por kërkon të transferoj piken e lidhjes ose në një vendndodhje tjetër ose në një tjetër shkalle tensioni të rrjetit shpërndarës. Në rastet kur kërkohet lidhja në rrjet në një tjetër shkalle tensioni atëherë konsumatori është përgjegjës për ndryshimin e parametrave të të gjithë aseteve që realizojnë lidhjen në shkallen e re të tensionit.

Konsumatorë Familjare

T1; T2;= 0 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqise së modifikuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatorët Jofamiljare në tension të ulët

T1; T2= 0 Lek

T3= 2.500 Lek kW (kundrejt fuqise së shtuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatorët Jofamiljare në tension të mesëm

T1; T2= 0 Lek

T3= 1.700 Lek kW (kundrejt fuqisë së shtuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Nëse një konsumator jo familjar ka realizuar një lidhje të re në një vendodhje të caktuar dhe kërkon ta transferoj atë në një tjetër vend apo në tjetër njësi administrative atëherë atij i njihen tarifat e lidhjes së re të mëparshme por mbetet i detyruar të paguaj prej tyre vetem tarifen T1, T2 sipas pikës 5.10.5. Nëse kjo lëvizje do të shoqërohet edhe me shtesë fuqie atëherë aplikanti detyrohet të paguaj T1, T2 si më sipër si edhe vlerën e shtesës së fuqisë.

Përshtatur nga “Monitor”

Etiketimet
Shperndaje