Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FMN vlerëson pozitivisht Shqipërinë: Jo më e rrezikuar nga rritja e borxhit të jashtëm

FMN vlerëson pozitivisht Shqipërinë: Jo më e rrezikuar nga rritja e borxhit të jashtëm
May 07
14:42 2016

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon se ekonomia shqiptare ka konsoliduar trendin e qëndrueshëm të rritjes. Në raportin e ditës së sotme, theksohen disa elementë pozitivë për ekonominë shqiptare, si raporti i pagës minimale ndaj pagës mesatare; risku i stabilitetit politik dhe përjashtimi nga hapësira e rritjes së borxhit të jashtëm.

“Së pari, në Shqipëri raporti i pagës minimale ndaj pagës mesatare për vitin 2015 është mbi 45%, ose mbi nivelin mesatar në Europën Perëndimore dhe vendi ynë renditet i dyti pas Sllovenisë, për të gjitha vendet e CESEE.

Së dyti, risku i stabilitetit politik  në Mars 2016 është reduktuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kaluar nga intervali [50-60] në [40-50].

Së treti, Shqipëria është përjashtuar nga grupi i vendeve që ekspozojnë hapësira për rritjen e borxhit të jashtëm sikurse ka ndodhur me vendet e tjera për shkak të rënies në konsum dhe investime të tyre.”, thuhet në njoftimin e financave.

Në raport thuhet se ekonomia shqiptare gjatë 2015-ës u rrit me 2.62% më shumë se mesatarja e rajonit. Krahasuar me vitin 2013 kur rritja ishte vetëm 1.1%, dy vitet e mëvonshme u ndoqën me ndryshime të mëdha.

Ekonomia shqiptare cilësohet si ekonomia me trendin më të qëndrueshëm në rajon krahasuar me luhatjet që kanë karakterizuar vendet fqinje. Në sajë të reformave të ndërmarra, Fondi Monetar Ndërkombëtar e parashikon që në 2017-ën, ekonomia jonë do të renditet në vendin e dytë në rajon.

Përshtatur nga “Monitor”

 

Etiketimet
Shperndaje