Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro vijon të bjerë pikiatë

Euro vijon të bjerë pikiatë
December 19
13:18 2016

Për herë të parë që prej vitit 2009, monedha europiane euro ka shënuar uljen më të madhe në tregun tonë vendas, duke shkuar nën 135 në raport me lekun.

Ditën e sotme, duke iu referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u kthye me 134.98 lek, duke pësuar rënie edhe në raport me një javë më parë, edhe pse në tregjet ndërkombëtare nuk ka pësuar rënie.

Kjo rënie, sipas ekspertëve, ka ndodhur pasi janë shtuar flukset e emigrantëve që kthehen në shtëpi në prag të festave të fundvitit, si dhe këmbimi i valutës në prag të fundvitit nga kompanitë e sigurimeve.

Ndërkohë që dollari vijon rritje dhe sot është këmbyer me 129.21 lek.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje