Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ERE zbulon suksesin e rremë të OSHEE-së, 14 mln € më tepër borxh në 2015-n

ERE zbulon suksesin e rremë të OSHEE-së, 14 mln € më tepër borxh në 2015-n
April 26
10:50 2016

Një raport vjetor i Entit Rregullator të Energjisë, i depozituar në Kuvend, ka zbardhur borxhin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht reformës së ndërmarrë nga qeveria në sistemin energjetik, borxhet e pambledhura të SHEE-së janë rritur.

Të dhënat tregojnë se gjatë 2015-s, OSHEE grumbulloi 12.25 miliardë lekë nga faturat e prapambetura të periudhës kohore 2007-2014, megjithatë borxhi i pambledhur i kompanisë nuk u ul, por u rrit për shkak se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike krijoi një borxh të ri.

OSHEE mblodhi 12.25 miliardë lekë borxhe të prapambetura, por iu krijuan 13.29 miliardë lekë borxhe të reja për shkak se kompania e ka faturuar energjinë elektrike ndaj konsumatorëve, por nuk e ka arkëtuar.

Në fund të 2014-s, borxhet e konsumatorëve ndaj OSHEE-së ishin 66.86 miliardë lekë, rreth 477 milionë euro, ndërsa në fund të 2015-s shuma e borxheve ndaj OSHEE-së u rrit në 491 milionë euro. Pavarësisht aksionit të qeverisë dhe skemave lehtësuese të saj, faturat e energjisë elektrike u rritën me 14 milionë euro gjatë 2015-s.

Komento
Etiketimet
Shperndaje