Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

100 kompanitë VIP në Shqipëri, zbardhen emrat e aksionerëve

100 kompanitë VIP në Shqipëri, zbardhen emrat e aksionerëve
April 16
18:11 2016

Kompanitë më të mëdha me pronësi shqiptare ndër vite janë shndërruar në biznese të qëndrueshme dhe janë përgjithësisht transparente me pronarët apo aksionerët (në rastin kur janë shoqëri aksionere). Emrat e zbardhur të aksionerëve dhe pronarëve të 100 kompanive më të mëdha në vend janë renditur sipas qarkullimit vjetor të vitit 2014.

Zhvillimi i vrullshëm pas ’90-s së bashku me informalitetin e lartë dhe mungesën e ulët të kontrollit për origjinën e parave, i ka bërë bizneset indiferente ndaj përpjekjeve për të fshehur aksionerët apo burimin e të ardhurave. Por edhe presioni ndaj zyrtarëve shtetërorë i ka detyruar të bëjnë deklarime të përvitshme pasurie.

Ndër 100 kompanitë VIP, 54 prej tyre janë shoqëri aksionere (28 shqiptare dhe 24 të huaja), 40 janë sh.p.k dhe 6 të tjerat janë degë të shoqërive të huaja.

Përgjithësisht, aksionerët dhe pronarët e shoqërive aksionere shqiptare dhe sh.p.k-ve janë të identifikuar me emra. Ndërsa shoqëritë aksionere të huaja janë në pjesën më të madhe institucione financiare (banka) të njohura nga vendet e Europës Perëndimore, ose investitorë të tjerë seriozë.

“Nga shoqëritë e tjera, përveç koncesionarëve të naftës e nënkontraktorëve të tyre, me origjinë nga parajsat fiskale janë identifikuar GFI (fillimisht nga ishujt Levis) dhe ARMO, që sipas kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, ka origjinë nga parajsat fiskale (për ironi, edhe shteti ka ende 15% të aksioneve në kompaninë e përpunimit të naftës, që tashmë është e zhytur në borxhe dhe ndodhet në situatë falimenti)”, – shkruan “Monitor”.

...

...
Picture 1 of 3

Komento
Etiketimet
Shperndaje