Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 ekonomitë me zhvillimin më të madh në Europë

March 23
18:48 2016

Situata politike, ekonomike e sociale e Bashkimit Europian, dhe e Europës si e tërë, vitet e fundit ka kaluar nëpër një procesi të vështirë, mes debateve të shumta dhe krizës që ka prekur një pjesë të mirë vendeve.
Pavarësisht këtyre problemeve, mbetet me rëndësi të madhe rritja ekonomike e vendeve anëtare, gjë që ndikon rrjedhimisht në negociata.
Sipas të dhënave të Komisionit Europian për vitin 2016, pasqyrohet një rritje ekonomike.
Harta më poshtë, e bazuar në Parashikimin Ekonomik të Dimrit 2016, të Komisionit Europian, tregon rritjen e GDP-së në BE, gjatë vitit në vijim.

10 vendet me zhvillimin më të madh ekonomik për muajt në zhvillim, janë këto:

1. Irlanda – 4.5%

2. Rumania – 4.2%

3.Malta – 3.9%

3. Luksemburgu – 3.8%

5. Polonia – 3.5%

6. Suedia – 3.2%

7. Sllovakia – 3.2%

8. Letonia – 3.1%

9. Lituania – 2.9%

10. Spanja – 2.8%

Shperndaje