Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rëndë/ Burri vret gruan, nusen e djalit dhe më pas veten

E rëndë/ Burri vret gruan, nusen e djalit dhe më pas veten
April 22
17:38 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ditën e sotme duke shokuar mbarë opinionin publik.

Një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, gruan e tij, nusen e djalit e më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth mesditës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë  e nevojshme policore.

Mediat kosovare shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe ku dyshohet autori të ketë qenë i sëmurë psikik. Edhe një vit më parë ai kishte tentuar t’i merrte jetën gruas së tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje