Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump shpallet ‘Qytetar Nderi’ i … Kamzës!

Donald Trump shpallet ‘Qytetar Nderi’ i … Kamzës!
November 23
17:53 2016

Donald Trump, tashmë president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë një lajm mjaft të mirë ditën e sotme.

Bashkia Kamëz i ka dhënë atij titullin “Qytetar Nderi” dhe kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, me një postim në Facebook. Ai ka shpërndarë një kolazh fotosh ku shfaqet vetë Mziu me shenjën e dy gishtave dhe Trump me po të njëjtin simbol.

“Bashkia Kamëz i jep titullin “Qytetar Nderi” presidentit të SHBA-së, z. Donald Trump”, – shkruan Mziu në Facebook.

Paçka se akoma nuk është zyrtarizuar si president i SHBA-së, Trump i është bashkangjitur listës së “Qytetarëve të Nderit” si Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Aleksandër Peçi, Lorik Cana etj. /Blitz.al/

55

Komento
Shperndaje