Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump: Emigrantët janë gjarpërinj helmues

Donald Trump: Emigrantët janë gjarpërinj helmues
March 16
11:23 2016

Gjatë një takimi në aeroportin Youngstown, kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, tha se në qoftë se do të zgjidhet president, do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për t’i mbajtur amerikanët  të sigurt, si dhe një mur në Siri për t’i mbajtur brenda terroristët e ISIS-it. Ai tregoi një histori për një grua, e cila kujdeset për një gjarpër në shtëpi, por pasi e shëron ai e pickon atë. Miliarderi ka krahasuar emigrantët me gjarpërinjtë helmues, që të “kafshojnë” pasi kujdesesh për ta. Fakti që Trump është kundër emigrantëve i ka shtuar numrin e mbështetësve. Trump njihet për deklaratat e tij shokuese, madje edhe për çështje personale.

Komento
Etiketimet
Shperndaje