Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dita pa makina”, bëni gati biçikletat dhe shikoni rrugët që do të bllokohen!

“Dita pa makina”, bëni gati biçikletat dhe shikoni rrugët që do të bllokohen!
September 21
12:52 2017

Çdo ditë ato që jetojnë në Tiranë përballen me trafikun e rënduar të kryeqytetit. Ndoshta jo vetëm Tirana por edhe qytetet e tjera të Shqipërisë.
Tashmë “Dita pa makina” është bërë traditë ne kryeqytet. Edhe këtë vit data 22 shtator do të jetë dita e fushatës sensibilizuese që njerëzit të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre.

Të premten në disa rrugë kryesore në Tiranë do të ndalohet qarkullimi i mjeteve, që rrugët të vihen në dispozicion të qytetarëve për të promovuar aktivitetet mjedisore dhe kulturore. Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryeore: përgjatë rrugës “Kont Urani”, segmenti nga “Rruga e Durrësit” deri te rruga “Mihal Duri”, sepse do të zhvillohet nje minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.

Ndërkohë një tjetër segment që është rruga “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi” do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike e jo vetëm.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do të jenë:

1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës
2.  Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;
3.  Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;
4.  Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ne mendojmë që kjo traditë të zbatohet në të gjitha qytetet e Shqipërisë që njerëzit të lënë për një çast makinat e tyre dhe të shijojnë rrugët në këmbë ose me biçikleta, pa u shqetësuar për makinat, zhurmat apo papastërtitë që ato shkaktojnë. /Blitz.al/

Shperndaje