Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detajet shokuese nga përdhunimi i të miturës në Durrës: Vajza u gjet e lidhur nga mësuesit e shkollës

Detajet shokuese nga përdhunimi i të miturës në Durrës: Vajza u gjet e lidhur nga mësuesit e shkollës
July 19
13:34 2019

Historia e pabesueshme , me protagonistë nxënës të shkolles 9-vjeçare, ka ngritur sërish sinjalet e alarmit në në vend.

Ngjarja shokuese në shkollën “Myslim Hida” në Arapaj të Durrësit, është shënuar në përfudim për vitit arsimor. 2 djem të moshës 15-17 vjeç kanë tentuar të përdhojnë të miturën, vetem 8 vjeçe. Ata e kanë marrë të miturën me forcë, e kanë lidhur dhe më pas në një prej klasave të katit të katërt të shkollës kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë. E mitura është gjetur në gjendje të tronditur nga mësuesit e shkollës, në katin e katërt.

8-vjeçarja, banuese në Arapaj, në lot u ka treguar mësuesve makabritetin e ndodhur, me aq sa mund të tregojë një fëmijë i kësaj moshe. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë dokumentuar ngjarjen, por nuk e kanë bërë të ditur atë, një kërkesë kjo edhe e prindërve të 8-vjecares. Vajza është pyetur më tej në prani të psikologes e punonjëses sociale.

16-vjecari i arrestuar, ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Durrësit, ndërsa lidhur me ngjarjen janë shoqëruar një grup djemsh, por deri më tani vetëm një prej tyre është arrestuar.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajve që regjistrohet në zonën e Durrësit. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti një 13 vjecare, ra viktimë e përdhunimit në grup nga djem të po të njëjtës moshë./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Komento
Shperndaje