Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detajet e shpërthimit në Bllok: Rrezik për tjetër shpërthim, policia “blindon” pallatin

Detajet e shpërthimit në Bllok: Rrezik për tjetër shpërthim, policia “blindon” pallatin
July 15
15:00 2019

Vijon paniku në zonën e Bllokut, në Tiranë, përkatësisht në rrugën “Vaso Pasha”, aty ku një shpërthim i fuqishëm gazi lëndoi katër persona.

“BalkanWeb” raporton se ka rrezik për një tjetër shpërthim në pallatin në Bllok, për shkak se ka ende vatra zjarri.

Për këtë arsye, policia ka “blinduar” pallatin dhe nuk lejon asnjë banor të futet brenda. Madje, i është ndaluar hyrja në pallat edhe çdo personi civil, për shkak se zona nuk paraqet siguri.

Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, flakët kanë nisur në bodrumin e një argjendarie ku po kryheshin punime dhe janë përhapur më tej në katet e sipërme. Flakët përfshinë më pas, dyqanin ndërsa shpërthimi dyshohet të ketë ardhur pas rrjedhjes së gazit helium që shërben për mbushjen e tullumbaceve. Dyqani i organizimit të festave, ndodhej në një mur me argjendarinë.

Si pasojë e flakëve, katër persona mbetën të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Zjarri mbuloi më tym  zonën përreth ndërsa ngjarja shkaktoi panik te banorët.

Zona e ish bllokut është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, drejt vendngjarjes mbërritën forca të policisë, autoambulanca e zjarrfikës./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Komento
Shperndaje