Blitz

 Breaking News

Dalin fakte të reja për mjekët shqiptarë që u gjobitën në Itali: Pinin alkol dhe bënin zhurmë çdo natë!

Dalin fakte të reja për mjekët shqiptarë që u gjobitën në Itali: Pinin alkol dhe bënin zhurmë çdo natë!
April 30
21:05 2020

“U jam drejtuar forcave të policisë dhe do ta bëja sërish sepse puna në spital nuk e justifikon mungesën e korrektësisë dhe respektit për rregullat,” tha menaxheri i Regal Hotel & Apartments në Brescia, Luca Andriani, ku dje, dhjetë mjekë dhe infermierë shqiptarë u gjobitën nga policia lokale sepse festuan mbylljen e misionit të tyre në Itali.

“Roja më mori në telefon rreth mesanatës dhe më tha se po festonin prej orësh, me alkool dhe muzikë të lartë dhe se po shqetësonin klientët e tjerë që gjithashtu ishin personel mjekësor dhe forca të rendit, veçanërisht karabinierë. Asnjë nuk mbante maska dhe shumë prej tyre qëndronin në ballkon duke kënduar dhe bërtitur, duke prishur rendin publik. Çfarë e bën më të rëndë është fakti që hoteli ndodhet përballë spitalit.”

Sipas Andrianit, nuk ishte hera e parë që delegacioni shqiptar sillej në këtë mënyrë: “Ishin thuajse trembëdhjetë mjekë dhe infermierë, që u strehuan në hotelin tonë për një muaj dhe të paktën dhjetë persona kanë qenë shumë të vështirë për t’u menaxhuar,” vijon menaxheri. “Pavarësisht se u kemi tërhequr vëmendjen disa herë, si personeli i hotelit, si policia lokale, gjatë kontrolleve periodike, grumbulloheshin shpesh nëpër dhoma, në zonën e recepsionit dhe në ballkone ku bëheshin bashkë për të pirë cigare. Gjithashtu nuk mbanin maska, linin të vjella në dhoma, mundoheshin të futeshin në pishinë që e kemi mbyllur prej pandemisë.”

Share