Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimet në Rinas kapin shifra stratosferike, 500€ vajtja në Romë

Çmimet në Rinas kapin shifra stratosferike, 500€ vajtja në Romë
July 10
19:39 2016

Gjithmonë, kur jemi në prag sezoni,  qoftë ky veror apo dimëror, kur shqiptarët priren të fluturojnë jashtë vendit për të kaluar pushimet, del në pah problemi i çmimeve të biletave të transportit ajror.

Duke qenë se aeroporti i Rinasit është aeroporti i vetëm i vendit, kompanitë ajrore priren të kenë një çmim më të lartë sesa mesatarja ose më të lartë krahasuar me vendet e tjera, qofshin këto fqinje apo jo.
Tv Klan ka denoncuar në faqen e saj online çmimin e lartë të biletave, që, sipas saj, shkon në çmim rekord. “Sipas të dhënave online, të udhëtosh të shtunën nga Roma në Tiranë, vetëm vajtje të kushton rreth 500 euro ose, siç është publikuar në web, 633 dollarë ose 597 dollarë, në varësi të orarit më ekonomik”, – shkruan Tv Klan.

Ndërkohë kjo media e krahason me çmimin e fundjavës që vjen me atë të udhëtimit Romë-Kinë dhe Romë-Berlin e Romë-New York, ku thotë: “Të vish nga Roma në Tiranë fundjavën që vjen, vajtje-ardhje me bileta ekonomike, kushton mesatarisht  654 dollarë, afërsisht njëlloj si të shkosh në Kinë. Të qëndrosh në të njëjtin destinacion nisje, nga Roma, por me destinacion tjetër mbërritje, Berlinin, çmimet kanë një ndryshim drastik. Çmimi i biletës është afro 110 euro, 5 herë më lirë se në drejtim të Tiranës. ditën e diel, në datën 10, mesatarisht bileta kushton për person 745,8 euro më shtrenjtë se një rrugë vajtje-ardhje Romë – New York, ku bileta mesatarisht kushton 671 euro për person”.

Komento
Shperndaje