Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Boko Haram kërcënon Donald Trump-in: Lufta sapo ka filluar!

Boko Haram kërcënon Donald Trump-in: Lufta sapo ka filluar!
November 14
17:49 2016

Grupi terrorist nigerian Boko Haram ka lëshuar një kërcënim  ndaj presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Lufta sapo ka filluar dhe aleatët e ISIS-it nuk do ta ndërpresin xhihadin”, – thotë Boko Haram.

Nëpërmjet një videoje, Abubakar Shekau – lideri i organizatës terroriste – u ka kërkuar grupeve ekstreme islamike që të mos bien pre e kërcënimeve:

“Do të qëndrojmë në këmbë për besimin tonë dhe nuk do të ndalemi”, – shprehet Shekau, si kundërpërgjigje e deklaratave të Donald Trump ndaj luftës së hapur që ai i ka shpallur terrorizmit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje