Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi: Rama ka filluar të dridhet!

Blushi: Rama ka filluar të dridhet!
March 17
22:39 2016

Gjatë emisionit “Opinion”, i ftuari i ditës, Ben Blushi, ka treguar një histori: një grua politikane në Slloveni vendosi të dilte në zgjedhje kundër kryeministrit dhe njëkohësisht liderit të partisë së saj. Ajo fitoi zgjedhjet dhe kryeministri u largua si nga drejtimi i qeverisë, ashtu edhe nga partia. Fevziu iu drejtua Blushit duke e pyetur: Pra ju kërkoni që Rama të largohet edhe nga partia? Blushi iu përgjigj se nuk duhet hiperbolizuar kaq shumë sepse Rama ka filluar të dridhet. Ai përmendi edhe javën e kaluar, kur i ftuar në “Opinion” ishte kryeministri, të cilin e tradhtonin gjymtyrën e poshtëm kur gazetarët e ngacmonin me pyetje. Blushi tha që nuk do që Rama të dridhet, por të futet në zgjedhje.

Shperndaje