Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Sukses vizita në SHBA, jam i lumtur për mbështetjen

Basha: Sukses vizita në SHBA, jam i lumtur për mbështetjen
March 25
12:42 2016

Pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gazetarët për të dhënë detaje nga takimet me zyrtarë amerikanë.

Basha ka treguar se mbi të gjitha ajo çfarë e ka impresionuar është mbështetja që SHBA i jep opozitës dhe Shqipërisë për të gjitha sfidat që po kalon dhe pritet të kalojë kjo e fundit në vazhdimësi. Kreu i PD-së ka theksuar se është në dijeni të trazirave nëpër botë dhe se sigurisht krerët e SHBA-së kanë prioritet zgjidhjen e çështjes së emigrantëve dhe luftën kundër terrorizmit, megjithatë ata nuk e anashkaluan në asnjë moment vizitën e tij dhe treguan përkushtim të lavdërueshëm.

Sipas Bashës, kjo është jo vetëm shenjë e mirë mbështetjeje, por tregon edhe rëndësinë që Shqipëria ka në arenën e politikës ndërkombëtare.

Komento
Shperndaje