Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autobusi i FRESSH-it përplas familjen me 4 anëtarë

Autobusi i FRESSH-it përplas familjen me 4 anëtarë
January 16
17:46 2017

Autobusi ku po udhëtonin të rinjtë e FRESSH-it ka përplasur ditën e djeshme një makinë ku udhëtonin 4 persona të një familjeje në aksin Tepelenë-Memaliaj.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, që kishte në makinë edhe 2 fëmijët me bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur që ditën e djeshme, por sot policia ka bërë me dije detaje nga aksidenti i ndodhur.

Autobusi me të rinjtë e FRESSH-it po udhëtonte për në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën e të rinjve.

“Më datë 15.01.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.L, 65 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, te një ish-karburant, duke drejtuar me leje drejtimi një autobus, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.B, vjeç 36, banues në Lezhë, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital”,- thotë në njoftimin e saj policia.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje