Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Atentat me armë në qendër të Lezhës, një person qëllohet nga një makinë në ecje

September 10
21:42 2019

Qyteti i Lezhës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë në qendër të qytetit.

Sikurse raporton BallkanWeb, i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K. i cili po lëvizte më këmbë në zonën e Katedrales. Ai është plagosur tek të dyja këmbët dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e parë.

Dyshimet e para janë se personi në fjalë është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ndërkohë policia heton për zbardhjen e ngjarjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje