Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

As punë, as shkollë: Të rinjtë shqiptarë nuk bëjnë asgjë! Shifrat tregojnë gjendjen alarmante

As punë, as shkollë: Të rinjtë shqiptarë nuk bëjnë asgjë! Shifrat tregojnë gjendjen alarmante
July 09
16:33 2019

Të rinjtë janë e ardhmja, por kur ata nuk kanë asnjë angazhim, çfarë do të ndodhë me të ardhmen? Kjo është pikëpyetja që ka lindur pas analizës së Ministrisë së Financave për ecurinë e strategjisë për punësim dhe aftësim të periudhës 2016-2020.

Sipas saj, 28.6% e të rinjve 15-29 vjeç në vitin 2018, nuk ishin as në punë dhe as në shkollë duke sinjalizuar kështu një gjendje alarmante.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të të rinjve pa angazhime në krahasim me rajonin apo BE, ku kjo e fundit ka vetëm 14%, pra gjysma e përqëindjes në Shqipëri.

Të rinjtë shqiptarë kanë një nivel të lartë dembelizmi. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online. Gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, çdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85% e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70% e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72%), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92% e bëjnë shpesh).

Gjatë vitit 2018, sipas anketës së Forcave të Punës, forca e punës në Shqipëri ishte 1 milionë e 404 mijë persona, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%.

Shkalla e punësimit (15-64) për femrat është 52.4%, për meshkujt 66.7%, gjithsej 59.5%, për një total prej 1.230 mijë persona të punësuar.

Nga viti 2017 deri në vitin 2018, punësimi është rritur me 3% dhe shkalla e papunësisë (15-74) ka rënë nga 1.4 pp në 12.3%.

Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-24) është 28.3% dhe papunësia afatgjatë (njerëzit që gjenden në këtë situatë për më shumë se 12 muaj) janë 67.4% të totalit.

Burimi:Monitor.al

Komento
Shperndaje