Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Arrest me burg” për Denis Shmillit, ish-ushtar i ISIS-it në Siri, dyshohet për dhunë në familje

“Arrest me burg” për Denis Shmillit, ish-ushtar i ISIS-it në Siri, dyshohet për dhunë në familje
November 25
16:51 2016

Nga Anduena Llabani

Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë arrest me burg Denis Shmillit, ish-ushtar i ISIS-it në Siri, i akuzuar për dhunë në familje dhe veprime të turpshme ndaj fëmijëve të tij.

Para gjykatës, Shmilli mohoi akuzën duke pretenduar se është e gjitha një sajesë e ish-bashkëshortes që t’i ndalojë takimin me fëmijët.

Ai i tha gjykatës që kërkon të drejtën e takimit me fëmijët se pretendimet e tjera janë sajesa. Edhe avokati mbajti të njëjtin qëndrim, duke kërkuar pyetjen e fëmijëve në prani të psikologut pasi dëshmia e tyre është e shpikur nga ish-bashkëshortja e Shmillit. Prokurori tha se dëshmitë janë marrë në zbatim të ligjit dhe Shmilli akuzohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vepra të turpshme ndaj fëmijëve të tij.

Për këto dyshime, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Disa vite më parë, Shmilli është arrestuar për mbajtjen pa leje të eksplozivëve, i denoncuar po nga ish-bashkëshortja tashmë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje