Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armë e kokainë në Tiranë, arrestohen 10 persona

Armë e kokainë në Tiranë, arrestohen 10 persona
May 26
15:24 2019

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin “Fundjava” me kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri, arrestohet në flagrancë një pronar i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët si dhe kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia po ashtu ka sekuestruar armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

Në operacion merrinin pjesë: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , “Shqiponjat”, “Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTE
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fundjava”.

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :

D. R., 45 vjeç banues në Tiranë

G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjezit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i shtetasi :

Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”.

/Blit.al/

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje