Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aleanca Kuqezi “sulmon” Ministrinë e Brendshme

Aleanca Kuqezi “sulmon” Ministrinë e Brendshme
May 07
13:31 2016

Kanë zgjedhur një mënyrë tjetër këtë herë aktivistët për të protestuar ndaj ministrit Sajmir Tahiri.
Të maskuar me maska të zeza dhe me vazo në duar për të dhënë idenë e bimës së hashashit, protestuesit akuzuan Tahirin për gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi.

“Mafia ka hequr maskat, ka veshur kollare”, – është shprehur një prej pjesëmarrësve.

Më pas, protestuesit vendosën 300 vazot e “hashashit” në oborrin e Ministrisë së Brendshme për të protestuar për zgjerimin e “hartës” së kultivimit të kësaj droge nëpër Shqipëri.

Etiketimet
Shperndaje