Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzoi për korrupsion mjeken Anila Dokle, Mentor Kikia: U njoftova për shkarkimin, por s’kam marrë njoftim zyrtar

Akuzoi për korrupsion mjeken Anila Dokle, Mentor Kikia: U njoftova për shkarkimin, por s’kam marrë njoftim zyrtar
September 21
12:45 2016

Mentor Kikia, i cili ka mbajtur postin e kryeredaktorit të lajmeve në “Top Channel” prej vitit 2002, thuhet se është shkarkuar nga detyra. Mësohet se njoftimi është bërë përmes një komunikimi gojor nga drejtori i Informacionit në mbledhjen e redaksisë.

I pyetur nga Blitz.al, ai shpjegon se u njoftua me anë të një komunikimi gojor që nuk do të drejtojë më edicionin e mesditës, gjë që e bën prej kohësh. Megjithatë, ende nuk ka marrë një vendim zyrtar nga administratori.

Ky vendim vjen pas akuzave të tij për korrupsion ndaj mjekes Anila Dokle, e cila shkaktoi reagime të forta. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje